Integrimi
Kirurgu i madh do t`ia gjejë Ema Bytyçit një zemër të vogël
Por,e dhimbshmja është se një fëmijë tjetër i vogël duhet të vdesë që të gjendet një zemër për Emën e vogël
Kirurgu i zemrës, René Prêtre nga Spitali Universitar i Lozanës është një yll në mesin e mjekëve në Zvicër. Më shumë se 5000 zemra fëmijësh i ka operuar ai deri tash por thotë se në secilin rast individual ka bashkëndjerë me të operuarit, shkruan blick.ch.
Prêtre në vitin 2009 ishte zgjedhur “Zvicerani i vitit” për meritat e tij në mjekësi dhe humanizëm, transmeton albinfo.ch.
Si shef i Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Lozanës, ai më së shumti kujdeset për fëmijët që kanë probleme me zemrën.
“Zemrat më të vogla janë më të vështirat për t`u `riparuar` dhe mbase sfida më e madhe në profesionin tim. Mirëpo unë i operoj ato me dëshirë, pasi që ato (zemrat) pas ndërhyrjes sonë vazhdojnë pastaj të rrahin me dhjetëra vite të tjera dhe kjo është e bukura në detyrën tonë”, thotë mjeku i zemrave.
Por, jo të gjthë pacientët e vegjël mund të ndihmohen menjëherë. Ema Bytyçi 2 vjeçare për shembull pret që nga nëntori i vitit të kaluar për një zemër të dhuruar që i përshtatet. Atë e shoqërojnë nëna Arbenita dhe babai, Arbiani.
Pas një ndërprerjeje të rrahjeve të zemrës, Ema e vogël qe operuar dhe i qe vendosur një zemër artificiale, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo për të ardhmen ajo ka nevojë për një zemër të vërtetë, për një zemër të re.
“Sipas rregullit një zemër e re, e përshtatshme mund të gjendet brenda një viti”; thotë Prêtre. Por,e dhimbshmja në gjithë këtë është se një fëmijë tjetër i vogël duhet të vdesë që të gjendet një zemër për Emën e vogël. Dhe, siç e thotë mjeku, “më pikëllon sa herë që dëgjoj se dikush kaq i ri ka vdekur…”
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












