Lajme
Kosova prinë në rajon për numrin e të papunëve
Shkalla e papunësisë në Kosovë është më e theksuar tek të rinjtë, përkatësisht ndërmjet viteve 15 deri në 24 vjeçe, ku papunësia shkon në 61 për qind
Edhe pse në vitin 2015 ka pasur një trend të punësimit krahasuar me vitet e kaluar, prapë shifrat tregojnë se Kosova është në vendin e fundit sa i përket numri të punësuarave. Sa i përket viteve të kaluara, shkalla e papunësisë ka rënë lehtë nga 30.9 për qind në 30.0 për qind, midis viteve 2012 dhe 2013, por pastaj ka shënuar rritje në 35.3 për qind në vitin 2014.
Ndërkaq, sa i përket vitit 2015, Agjencia e Statistikave të Kosovës akoma nuk ka nxjerr shifra zyrtare se sa është numri i të punësuarve.
Drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa gjatë një interviste për KPress ka thënë se ata i kanë të dhënat për vitin 2015, por se ende nuk mund t’i bëjnë të ditura. Ai është i bindur se shkalla e papunësisë gjatë vitit 2015 është zvogëluar, ndërsa është rritë numri i të punësuarve.
“Ne kemi të dhëna për tregun e punës për vitin 2015 por ende ato nuk publikohen. Janë të dhëna me karakter tre mujorë, por sipas trendëve të shkallës së punësimit dhe papunësisë, në vitin 2015 kemi trend pozitiv, pra kemi rënie të shkallës së papunësisë dhe rritje të shkallës së punësimit, por të dhënat finale do t’i publikojmë në vitin 2016”, tha Bellaqa.
Sipas të dhënave të vitit 2014, Bellaqa tha se nga rreth 1 milion e 811 mijë banorë popullsi rezidente që ka pasur Kosova, në moshë pune kanë hyrë mbi 1 milion e 202 mijë banorë. Por, sipas Bellaqës karakteristikë në Kosovës është se shkalla e papunësisë është e theksuar te grupmoshat e reja prej 15 deri në 24.
“Në Kosovë është shkalla e papunësisë është e theksuar te grupmosha e re, përkatësisht ku përfshihet mosha 15 deri në 24 vjeçe, ku shkalla e papunësisë tek kjo moshë sillet 61 %. Si çështje tjetër te shkalla e papunësisë, përqindja më e madhe e personave të punësuar janë me kontrata të përkohshme, ku 71.6 % të të punësuarve kishin kontrata të përkohshme, ndërsa 28.4 % kontrata të përhershme. Pyetja që i është bërë të anketuarve se pse nuk i është bërë kontrata e përhershme është esenca se asnjëherë nuk i është ofruar një kontratë e tillë”, tha ai.
Me këto statistika Kosova vazhdon të prij si vendi me më pak të punësuar në rajon, ku pas saj prin Bosnja me 27. 5 % të papunë dhe e treta vjen Serbia me 18.9 %.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













