Zhvillim
Madamelefigaro: dënime kolektive me dhunim, edhe në Shqipëri?

Faqja e internetit madamelefigaro.fr ka botuar një shkrim polemik rreth dënimit me dhunim kundër dy vajzave në Indi, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një ndodhi ku një këshillë i një fshati në veri të Indisë ka kërkuar si dënim që dy vajza të dhunohen nga një bandë. Nëse ky vendim ka shkaktuar indinjatë të gjerë, ky është larg të jetë një rast i izoluar. Dënimi arkaik i këtij lloji vazhdon të praktikohet në disa rajone sikur Arabia Saudite,Afganistani, dhe…Shqipëria (sic), transmeton gazetarja H. Nicolet për portalin e njohur në Francë.
Në lidhje me rastin e përfolur në Indi, Amnesty International ka mbledhur rreth 170.000 nënshkrime për dy ditë për të shpëtuar Kumari, 23 vjeçare, dhe motrën e saj më të vogël, 15 vjeçare. Dy vajzat janë dënuar të dhunohen dhe të paraqiten lakuriq për shkak se vëllai i tyre ka kaluar me një grua të një kastëje tjetër. Nëse ky dënim është poshtërim arkaik dhe ekstrem, dukët të jetë i zakonshëm në disa zona të largëta të Indisë, na informon Amnesty International. Por ajo që është më se e çuditshme, përcjell albinfo.ch, është fakti se në shkrimin e Madamelefigaro pohohet se raste të tilla ndodhkan edhe në zemër të Evropës, respektivisht në Shqipëri. ” Këto raste ndodhin zakonisht në shoqëritë ultra-konservatore siç është Arabia Saudite, Shqipëria, apo Afganistan”, shpjegon gazetarja duke theksuar se këto krime praktikohen për të larë nderin e familjes”
Kjo ngjarje ngjall indinjatën unanime, dënimi për përdhunimin në grup megjithatë nuk është një rast i izoluar, larg nga ajo, thekson gazetarja në fjalë. Duke interpretuar shifrat e dhëna nga UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi), ajo pohon në shkrimin në fjalë se afro 5000 raste të tilla ndodhin çdo vit në botë, duke përfshirë viktimat e përdhunimit dhe gratë të akuzuara për tradhti bashkëshortore apo marrëdhënie paramartesore.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri