Lajme
Mot i keq në Kosovë, anulohen 10 fluturime
Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, në orët e mbrëmjes janë anuluar më shumë se 10 fluturime, disa prej tyre kanë pasur destinacion Zvicrën
Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e fuqishme kanë paralizuar Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë. Vetëm në orët e mbrëmjes janë anuluar më shumë se 10 fluturime, disa prej tyre kanë pasur destinacion Zvicrën. Pasagjerët janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre disa të vendosen nëpër hotele.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara, ka thënë se 10 fluturime janë anuluar sot gjatë ditës, si shkak i reshjeve të vazhdueshme të borës. Gara ka treguar se 43 fluturime janë realizuar.
Në faqen zyrtare të aeroportit shihet se fluturimi për Basel i orësh 19:35 është anuluar, kurse tjetri i orës 20:35 është shtyrë për nesër në ora 09:50. Gjithashtu fluturimi për Munich, Stamboll, Vienë janë anuluar, kurse ai për Zurich i orës së 19:50 është devijuar.
Ndërsa në rrafshin e arritjeve në aeroport, një fluturim nga Baseli është shtyrë për nesër në ora 09:00 kurse katër të tjerët që kanë pasur të arrijë në ora 19:45, 22:50, 23:50 dhe 00:50 janë anuluar. Arritjet nga Stambolli dhe Vjena gjithashtu janë anuluar, kurse arritja nga Dusseldorfi është shtyrë për nesër në ora 14:40 dhe arritja nga Zurichu është devijuar, raporton Koha.
Ndryshe, ky ka qenë vikendi i fundit i bashkatdhetarëve që kanë ardhur për pushimet e fundvitit në vendlindje. Tollovi ka pasur edhe në trafik, ndërsa kolona të gjata në vikendit janë regjistruar edhe në pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka raportuar edhe më herët Albinfo.Ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












