Zhvillim
Gjermania hap dyert për punësimin e kosovarëve
Nga data 01 janar 2016 deri më datën 31 dhjetor 2020 qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale si dhe punë të tjera ndihmëse
Ndryshimi i Ligjit të Punës në Gjermani do të mundësojë një ndryshim edhe në qasjen në tregun gjerman të punës nga viti 2016. Nga data 01 janar 2016 deri më datën 31 dhjetor 2020 qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale si dhe punë të tjera ndihmëse, shkruan zeri.info.
Kjo vlen edhe atëherë kur ju nuk keni një shkollim të caktuar profesional, apo kur kualifikimi juaj profesional nuk njihet në Gjemani.
Kurse ata të cilët kanë kualifikim prej akademiku, do të kenë mundësinë të fitojnë një të ashtuquajtur “Blaue Karte EU”, dhe të përfitojnë pagën minimale prej 40 mijë eurosh. Këta persona pasi të fitojnë Kartën Blu të BE-së u hapet mundësia që pas një qëndrimi 33 muajsh, respektivisht pas vërtetimit të njohurive të mjaftueshme mbi gjuhën gjermane pas 21 muajsh, të marrin një leje vendosje.
Aktualisht kërkesë të lartë në shtetin e Gjermanisë ka për studiuesit e shkencave natyrore, matematikanë, inxhinierë, mjekë dhe profesionistë me shkollim të lartë për teknologjinë e informacionit dhe komunikacionit. Për t’i fituar këto të drejta paraprakisht qytetarët kosovarë duhet t’i përmbushin disa kushte.
Njëri nga këto kushte është të kenë ofertë për një vend pune të garantuar nga ana e një punëdhënësi në shtetin gjerman, duke filluar nga 1 janari i 2016-s apo më vonë. Si dhe duhet t’i përmbushin kushtet tjera ligjore të parapara për lëshimin e vizës. Më tej Agjencia Federale për Punësim do të verifikojë se a qëndron në dispozicion ndonjë kandidat i favorizuar (shtetas gjerman apo shtetas i BE-së) për këtë ofertë të vendit të punës.
Në një rast të tillë nëse ekziston një shtetas gjerman apo shtetas i BE-së, një kosovari nuk do t’i jepet një leje pune për tregun gjerman të punës. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai ka thënë se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës e pranon me kënaqësi dhe me mirëseardhje njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Gjermanisë për ngritjen/përmirësimin e mundësive të punësimit të shtetasve të Kosovës në Gjermani nga viti 2016 e tutje. “Gjermania gjithnjë ka qenë partner i fuqishëm i Ministrisë sonë, por edhe i Kosovës, dhe mijëra familjeve e individëve të cilët kanë lidhje të forta e direkte me Gjermaninë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














