Shkurt.ch
Të huajt të paguajnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjermanishten
Këtë detyrim e ka miratuar përmes votimit edhe Parlamenti Kantonal i Thurgaut, duke e futur në një pasus të Ligjit të ri për Shkollën, të votuar në nëntor të këtij viti
Edukatoret e kopshteve të fëmijëve në kantonin Thurgau gjithnjë më shpesh ankohen se fëmijët e prejardhje të huaj po kanë probleme të kuptimit të ndërsjellë. Prandaj, në rast se prindërit nuk ndërmarrin asgjë për integrimin e fëmijëve të tyre, duhet të jete shteti ai që, nën kushte të caktuara, duhet t`i detyrojë ata që përmes pagesës ta bëjnë këtë, shkruan srf.ch duke cituar drejtoren për arsim në këtë kanton, Monika Knill.
Këtë detyrim e ka miratuar përmes votimit edhe Parlamenti Kantonal, duke e futur në një pasus të Ligjit të ri për Shkollën, të votuar në nëntor të këtij viti.
Mirëpo kundër këtij vendimi është shprehur Federata e Mësuesve e Zvicrës LCH. Jürg Brühlmann, udhëheqës i seksionit pedagogjik ia mohon bazën juridike vendimit të përmendur, transmeton albinfo.ch.
«Po të shikosh kushtetutën do ta shohësh se për aktivitetet obligative shteti nuk ka të drejtë të kërkojë para. Dhe në këto aktivitete bën pjesë edhe mësimi i gjermanishtes për personat që nuk e kanë gjuhë amtare.
Veç kësaj, kjo masë do të godiste veçanërisht prindërit të cilët edhe ashtu kanë më pak para në dispozicion. Pastaj mbetet e paqartë se në bazë të çfarë kriteresh do të vendoset që të paguajnë prindërit një pjesë të kostos për mësimin plotësues të gjermanishtes”, thotë Brühlmann.
Për këto arsye LCH do ta atakojë këtë vendim duke e derguar atë në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











