Zhvillim
Kosova e kënaqur me investimet e huaja
Pakoja e re fiskale që ka aplikuar Qeveria e Kosovës, ka sjellë rezultate të kënaqshme në fushën e investimeve të huaje direkte. Nëse vazhdon i njëjti trend i investimeve, deri në fund të këtij vitit investimet e huaja do ta arrin në 400 milionë euro që është shumë tepër e kënaqshme për vendin.
Kështu kanë deklaruar zyrtarët qeveritar në një tryezë organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Seksionin e Shkencave Shoqërore, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa.
Ky i fundit tha se investimet do të trajtohen në disa dimensione, si ai i reformave institucionale që po bëhen në Kosovës, dimensioni i tërheqjes së investimeve të huaja direkte, nga aspekti i ri-industrializimit dhe nga ai i privatizimit.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami derisa tregoi se viti 2007 ka qenë viti më i suksesshëm sa i përket investimeve të huaja në Kosovës, theksoi se viti më i dobët në këtë aspekt ka qenë ai i 2014 kur edhe vendi ishte në krizë politike dhe pa institucione të konsoliduar.
Bajrami është optimiste që për shkak të reformave të ndërmarra dhe pakos së re fiskale, ky vit po ashtu të jetë i suksesshëm dhe i përafërt me 2007-tën.
“Niveli më i lartë i investimeve të huaja në Kosovë edhe për shkak të procesit të privatizimit ka ndodhur në vitin 2007, ku kemi pasur 440.7 milionë euro dhe pika më e ultë edhe për shkak të kolapsit institucional ka qenë në vitin 2014, ku niveli i investimeve të huaja direkte ka ra 151 milionë”, deklaroi Bajrami.
Gjatë vitit 2015, edhe për shkak të reformave qeveritare, sipas ministres Bajrami, ka pasur ngritje të dukshme “dhe kemi arritur nga 1 janari deri më 30 shtator të kemi të tërheqim 270 milionë euro investime të huaja dhe për shkak të implementimit të pakos së re fiskale nga 1 shtatori presim që kjo shumë e investime të kaloj 350 milionë, t’i afrohet diku 400 milionë euro sa i përket këtij viti”.
Ndryshe, në këtë tryezë patë edhe diskutues nga shteti i Maqedonisë të cilët folën për sfidat që po kalon vendi i tyre sa i përket zhvillimit ekonomik.
E-Diaspora
-
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” Shqipëria po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme.... -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë












