Shkurt.ch
Zjarri lë 30 familje pa shtëpi – valë e paparë solidarizimi
Familja Xhelili ka qenë ndër viktimat e zjarrit të madh. Emshi Xhelili (38) tregon në një filmim se si e ka sjellë në siguri familjen dhe si ka mbetur pa asgjë përveç "teshave në trup"
Gjashtë shtëpi në qytezën Steckborn (kantoni Thurgau) janë kapluar mbrëmë nga një zjarr i madh. Për pasojë, 30 familje që banonin në këto shtëpi kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe pa gjësendet më të nevojshme për jetesë. Në Steckborn dhe më gjerë është ngritur një valë solidarizimi, për të dhuruar mobile, veshje dhe gjësende tjera për familjet e prekura nga zjarri, shkruajnë mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë autoritetet apelojnë të ndërpritet dhurimi pasi që depot në kishën katolike ku bëhej grumbullimi janë sërmbushur.
«Ndihma dhe solidaritetei janë të papara», thotë njëri nga përgjegjësit e aksionit të solidarizimit. Por ai lut që të ndërpritet sjellja e gjësendeve ndërsa ata që duan të ndihmojnë, këtë mund ta bëjnë duke paguar në postkonton: 89-957198-6, Gemeinde Steckborn, Spenden Brand Altstadt, 8266 Steckborn (IBAN)
Se sa e madhe ishte vala e solidarizimit tregon një rast: «Kemi marrë 72 palë pantollona gjins (jeans) me numër 38!», ka thënë kryetari i komunës Roger Forrer.
Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë ndërsa dëmet arrijnë në disa milionë franga. Forrer thotë se për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara do të nevojiten disa muaj nëse jo edhe vite. Rëzimi i disave prej tyre tashmë ka filluar.
Familja Djelili (Xhelili) ka qenë ndër viktimat e zjarrit të madh. Emshi Xhelili (38) tregon në një filmim të portalit blick.ch se si e ka përjetuar këtë fatkeqësi ai dhe familja e tij.
«Rreth orës 2.30 na alarmoi një fqinj: «zjarr, zjarr, të gjithë duhet të dilni jashtë». Ndërsa me të dalë në ballkon, ai u godit nga vala e zjarrit. Pa pasur asgjë përveç teshave të trupit ai së pari u kujdes të siguronte anëtarët e familje, përcjell albinfo.ch. «Mendoja se po ëndërroj ose jam në ndonjë film. Vetëm tash po e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë familja është strehuar te të afërmit.
«Kemi humbur të gjitha dhe tash duhet të fillojmë çdo gjë nga zero. Mua më kanë mbetur vetëm pantollonat, një xhaketë dhe këpucët. Asgjë tjetër», thotë Xhelili.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












