Kosova
97 % e fëmijëve kanë qasje në internet
Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe 97 për qind e fëmijëve kanë qasje në internet
Në një hulumtim të bërë nga Qendra për Studime të Avancuara, del se 43 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, ka thënë Teuta Zymeri, drejtoreshë e kësaj qendre.
Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe 97 për qind e fëmijëve kanë qasje në internet.
“Rreth 43 për qind e fëmijëve janë shprehur se kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, dhe 32 për qind e fëmijëve janë shqetësuar pas takimeve që i kanë pasur”, ka thënë Zymeri për “Radion Evropa e Lirë”.
“Ndër rreziqet që janë më të shpeshta dhe i rrezikojnë fëmijët, janë përmbajtjet jo adekuate si pornografia dhe dhuna. Takimi me njerëz të panjohur mbetet si më shqetësuesi, duke mos anashkaluar dhunën kibernetike, varësinë nga interneti etj”, shprehet Zymeri, përcjell albinfo.ch.
Sipas një publikimi nga Organizata e Kombeve të Bashkuar për Mbrojtjen e Fëmijëve (UNICEF) një në tre fëmijë janë përdorues të internetit.
Edhe vetë prindërit janë të shqetësuar me varësinë e internetit te fëmijët e tyre.
Prania tepër e përhapur e pajisjeve dhe telefonave mobil, thekson raporti, e ka bërë qasjen në internet për shumë fëmijë më pak të mbikëqyrur – dhe potencialisht më të rrezikshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











