Kosova
95 fëmijë nga Kosova në zonat e luftës
Në zonat e konfliktit vazhdojnë të qëndrojnë 196 qytetarë nga Kosova, prej të cilëve 95 janë fëmijë, 41 gra dhe 60 burra
Numri i fëmijëve nga Kosova të cilët janë duke qëndruar në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, ka shkruar në 95.
“Kallxo.com” ka siguruar disa të dhëna zyrtare nga njësia Anti-terror e Policisë së Kosovës. Këto të dhëna flasin për numrat e kosovarëve që janë për momentin pjesë e organizatës terroriste ISIS ose ndodhen në burgje në zonat e konfliktit, përcjell albinfo.ch.
Në zonat e konfliktit vazhdojnë të qëndrojnë 196 qytetarë nga Kosova, prej të cilëve 95 janë fëmijë, 41 gra dhe 60 burra.
Këto të dhëna tregojnë se 51 fëmijë kanë udhëtuar nga Kosova për në Siri e Irak, ndërsa 40 të tjerë janë lindur gjatë kohës kur prindërit e tyre po qëndrojnë në zonat e konfliktit.
Ndërkohë, nga zonat e konfliktit janë rikthyer 123 burra, shtatë gra dhe tre fëmijë.
Ndërsa në luftimet dhe aktivitetet në zonat e konfliktit deri më tani janë vrarë 74 shtetas të Kosovës prej të cilëve 72 burra, një grua dhe një fëmijë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











