Lajme
94 për qind më pak të shtruar në spital pas dozës së parë të vaksinimit
Është krahasuar se sa për qind më pak pranime në spital ka pasur për kategorinë e qtyre që vaksinohen për herë të parë sesa për njerëzit që nuk ishin vaksinuar ende
Sipas një analize paraprake të të dhënave, edhe doza e parë nga dy vaksinimet me Astra-Zeneca mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital për shkak të Covid-19.
Ky zvogëlim mund të shkojë madje deri në 94 për qind, shkruan srf.ch
Ky është rezultat i një analize të realizuar nga disa universitete skoceze dhe autoriteti i Shëndetit Publik në Skoci, transmeton albinfo.ch. Vaksina nga Biontech dhe Pfizer zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital me dozën e parë me rreth 85 përqind.
Vlerat janë llogaritur në javën e 4-të pas marrjes së dozës së parë. Me atë rast është krahasuar se sa për qind më pak pranime në spital ka pasur për kategorinë e qtyre që vaksinohen për herë të parë sesa për njerëzit që nuk ishin vaksinuar ende.
Për studimin, i cili ende nuk është botuar në ndonjë revistë të specializuar, shkencëtarët përdorën të dhëna nga 5.4 milionë njerëz, që është pothuajse e gjithë popullsia skoceze, përcjell albinfo.ch. Është marrë parasysh periudha nga 8 dhjetori deri më 15 shkurt. Gjatë asaj kohe, në Skoci janë injektuar 1.4 milion doza vaksinë.
Më shumë se një në pesë persona në MB janë vaksinuar.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













