E-Diaspora
9 nga 18 lojtarët e zviceranes U16, janë shqiptarë
Zvicra U16 ka mundur Italinë 5:3. Të gjithë golat për Zvicrën i kanë shënuar shqiptarët: 4 gola Asllani dhe 1 gol, Kameraj
Në ndeshjen ndërkombëtare të futbollit për grupmoshat M16 (U16) e cila u zhvillua më 11 shtator në Porrentruy, në mes të reprezentacionit të Zvicrës dhe atij të Italisë, fitore shënuan kadetët nga Zvicra me rezultat 5 :3
Në këtë takim ndërkombëtar në formacionin e Zvicrës nga 18 lojtarët të cilët ishin në listën e ndeshjes, u paraqitën 9 lojtarë shqiptarë e realizatorë të golave për Zvicrën ishin Mersim Asllani me 4 gola dhe Qëndrim Kameraj një gol.
Ja dhe lista e futbollistëve shqiptarë të cilët u aktivizuan në këtë ndeshje: Kastriot Ndou, Rijad Saliji, Lorik Emini, Mersim Asllani, Kreshnik Hajrizi, Ajet Sejdija, Liridon Mulaj, Qëndrim Kameraj dhe Andi Zeqiri
Realizatorë për Zvicrën ishin Mersim Asllani me katër gola në minutat e 9, 14, 39, 43 dhe Qëndrim Kameraj në minutën e 45. Me karton të verdhë u ndëshkua Kreshnik dhe Hajrizi në minutën e 67
Në këtë grupmoshë janë edhe futbollistët tjerë shqiptar Izer Aliu, Nedim Bajrami dhe Ilir Zenuni.
Në fund duhet cekur se në formacionet e reprezentacionit të Zvicër në futboll, do të ketë lojtarë shqiptarë edhe ne të ardhmen sepse në të gjitha grupmoshat bëjnë pjesë edhe shumë futbollistë me prejardhje shqiptare. Të tillë janë rreth 50 në të gjitha kategoritë.
Setmer Selmani
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












