Koronavirusi: çast pas çasti
8 muaj pezullim nga puna nëse refuzojnë vaksinën
Në Itali ka filluar dhënia e vaksinave anti-Covid 19, derisa ka edhe sanksione ndaj atyre që refuzojnë
Punonjësit e shëndetësisë në shtëpitë e kujdesit për të moshuar do të pezullohen nga puna për 8 muaj nëse refuzojnë të bëjnë vaksinën e koronavirusit.
Giovanni Belloni, një mjek në provincën e Pavias dhe presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekëve ka dhënë këtë mendim pasi ka pasur anëtarë të stafit në Pavia që kanë dalë kundër vaksinës.
“Ne duhet të bëjmë një dallim mes atyre që nuk duan të vaksinohen për arsye të caktuara shëndetësore, si prezenca e tumorit. Ata do të pezullohen nga puna, por do të paguhen. Ndërsa të tjerët që refuzojnë vaksinën, do të pezullohen nga puna për 8 muaj dhe nuk do të paguhen”, tha Belloni në një intervistë për ‘Repubblica’, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Deri para disa ditësh, në provincën e Pavias, vetëm 40% të punonjësve të shëndetësisë ishin pro vaksinës. Profesori shpjegoi rëndësinë e vaksinimit duke thënë se është e domosdoshme për të ndikuar në uljen e rasteve me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













