Integrimi
Kosova në sytë e artistes italiane, në ekspozitën “Para ditës së katërt”
Fotografitë janë shkrepje të autores, të fokusuara në përditshmërinë kosovare të pas luftës, me përpjekjet e banorëve për të ngritur jetën mbi gërmadhat e luftës
“Para ditës së katërt” titullohet ekspozita e fotografive, e hapur nga Instituti i Kulturës Italiane në Cyrih, nën patronazhin e Konsullatës së Kosovë, po në Cyrih. Bëhet fjalë për një numër të madh të fotografive të zgjedhura, të gjitha me tematikë nga Kosova, me autore, fotografen italiane, Francesca Bocabella.
Emërtimi “Para ditës së katërt” kishte ardhur si frymëzim vargjet e poetit nga Kosova, Shpëtim Selmani, fitues i çmimit letra të Evropës, për vitin 2022, shkruan albinfo.ch.
Sipas shpjegimit të organizatorëve, ky titull deshifrohet si vijon: Dita e parë është gjaku, e dyta vdekja, e treta dashuria dhe e katërta, jeta, shpresa.
Fotografitë janë shkrepje të autores, të fokusuara në përditshmërinë kosovare të pas luftës, me përpjekjet e banorëve për të ngritur jetën mbi gërmadhat e luftës, duke u përqendruar në skena reale jetësore.
Në një ambient dhe atmosferë të ngrohtë, me numër të madh vizitorësh, shumica italianë dhe zviceranë, evenimentin e kanë përshëndetur me fjalën e tyre: Udhëheqësi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, konsullja Shukrije Ramadani dhe drejtori i Qendrës së Kulturës Italiane në Cyrih, Francesco Ziosi.
Folësit në fjalë, secili nga këndi i vet kanë vlerësuar lart këtë ekspozitë, gjegjësisht pasqyrimin e suksesshëm të përditshmërisë kosovare, nga fotografja italiane.
Kryekonsulli, Sami Kastrati ka vlerësuar rëndësinë e pasqyrimit dashamirës të realitetit aktual të Kosovë nga objektivi i artistes Bocabella, duke vënë theksin në qasjen humane të saj, kundrejt Kosovës dhe banorëve të saj. Ai, me këtë rast i ka shprehur mirënjohje Qendrës së Kulturës italiane që është përcaktuar të mbështesë një aktivitet të tillë artistik, të bukur dhe me vlerë për miqësinë mes dy popujve.
Drejtori i Qendrës së Kulturës Italiane në Cyrih, Francesco Ziosi ka folur për motivin që ka shtyrë qendrën në fjalë për hapjen e kësaj ekspozite dhe ka komentuar përmbajtjen e fotografive të prezantuara këtu, shkruan albinfo.ch. Ai gjithashtu ka vënë theksin në rëndësinë që ka një aktivitet i tillë për raportet kulturore dhe të tjera në mes të shqiptarëve dhe italianëve mes vete si dhe mes tyre dhe vendit mikpritës, Zvicrës.
Konsullja Shukrije Ramadani, (për të cilën ky aktivitet ishte përmbyllës në funksionin e saj konsullor në Cyrih) ka falënderuar QKI për iniciativën fisnike të mbështetjes së kësaj ekspozite për Kosovën, shkruan albinfo.ch. Ajo më tutje ka thënë: shumëkush mund të pyes: “përse pikërisht në Cyrih, në Zvicër” dhe është përgjigjur: për shkak se këtu jetojnë dy komunitetet mbase më të mëdha të huaja, italianët dhe shqiptarët. znj. Ramadani ka vlerësuar po ashtu edhe kontributin që Italia ka dhënë për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.
Edhe autorja e fotografive të ekspozuara, Francesca Bocabella ka folur në cilësinë e artistes dhe humanistes që Kosovën e ka njohur si punonjëse humanitare në kuadrin e Caritasit italian.
Ndërsa shkrimtarja e pranishme në hapjen e ekspozitës, Franceska Brufani ka folur për fotografitë e ekspozuara duke vlerësuar humanen por edhe miqësinë dhe harmoninë në mes të popujve, në këtë rast, në mes të shqiptarëve dhe italianëve.
Me disa pika muzikore nga tradita e muzikës shqiptare e botërore, të interpretuara me violinë, këtë mbrëmje simpatike e ka pasuruar artistja e re shqiptare, Elisa Pintolli.
Të pranishmit në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës patën mundësinë të shijojnë ushqime nga kuzhina shqiptare dhe italiane si dhe verëra të zgjedhura të prodhimit kosovar.
Ekspozita e hapur më 19 janar do të qëndrojë e hapur dhe mund të vizitohet nga 20.01.2023 deri më 02.08.2023. Orari i hapjes: e martë-e diel 10:00-17:00 | E enjte ora 10.00 – 20.00.
Aktiviteti i mbylljes (finnisage) mbahet më 09.02.2023
Vendi: Töpferstrasse 26, CyrihTransporti publik: Tramvaji nr.13 nga HB (drejtimi: Albisgütli) deri në stacionin “Laubegg”, 4 minuta në këmbë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit




















