Kosova
560.7 milionë euro remitenca
Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 përqind përkatësisht 22.6 % të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 560.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.1 %.
“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 përqind përkatësisht 22.6 % të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton “RTKlive”.
Sipas BQK-së, një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.3 % gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











