Kosova
53 milionë euro për Bechtel-Enka, abuzim i parasë publike
Hoti tregoi se kanë kërkuar interpelancë nga kryeministri Haradinaj në lidhje me këtë çështje
Ndarja edhe e 53 milionë euro për kompaninë Bechtel-Enka, që po ndërton autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, janë abuzim i parasë publike siç ka qenë abuzim edhe falja e 60 milionë eurove për borxhe të ndryshme.
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore të kësaj partie.
Hoti tha se kryeministri dhe ministrat e tij, se nuk mund të fshihen pas vendimeve të tyre.
“Duhet ta kenë të qartë kryeministri dhe ministrat e tij, se nuk mund të fshihen pas vendimeve të tyre”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Hoti tregoi se kanë kërkuar interpelancë nga kryeministri Haradinaj në lidhje me këtë çështje.
Shefi i GP të LDK-së, Hoti tregoi shqetësimin e kësaj partie sa i përket rritjes së rreziqeve të paqëndrueshmërisë fiskale në vend.
“Një delegacion nga FMN ka qëndruar në Kosovës dhe mes tjerash janë shprehur shqetësime lidhur me paqëndrueshmëri e financave publike në vend dhe mungesën e reformave për mbështetjen e sektorit privat. Vlerësojmë si parti se përkeqësimi i rritjes së rreziqeve fiskale do të ketë pasoja viteve të ardhshme duke i dëmtuar shpenzimet publike kapitale dhe rrjedhimisht duke i dëmtuar qytetarët. Ndërkaq mungesa e reformave për të mbështetur sektorin privat do të çoj në rritje të papunësisë dhe do të ndërroj termi ‘rënësi i papunësisë’, që ishte në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Avdullah Hoti nga LDK-ja.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










