Lajme
47 mijë refugjatë, brenda 6 muajve në Gjermani
Mësohet se në gjysmën e parë të vitit, Gjermania pranoi 47.400 refugjatë. Kjo rezulton nga një pyetje që partia E Majta i drejtoi Qeverisë gjermane. Në të njëjtën kohë, më shumë se 11.000 vetë u larguan ose u dëbuan, përcjell albinfo.ch.
Gjermania pranoi 47.400 refugjatë në gjysmën e parë të këtij viti. Nga ana tjetër, 7360 persona u dëbuan dhe 4374 u larguan vullnetarisht, sepse kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar, shkruan DW.
Kjo rezulton në një përgjigje të Qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të grupit parlamentar të partisë E Majta në Bundestag, të cilën e kanë parë gazetat e Grupit Mediatik Funke.
Marrëveshja e koalicionit qeveritar midis CDU, CSU dhe SPD parashikon një “korridor për imigrimin vjetor në Gjermani prej 180.000 deri në 220.000 njerëz”. Po të llogaritet kjo shifër nga përgjigjja e Qeverisë federale për të gjithë vitin 2021, do të priten rreth 95,000 refugjatë.
Partia E Majta dëshiron të pranojë më shumë refugjatë
Kjo është shumë më pak nga sa u tha në marrëveshjen e koalicionit, tha Ulla Jelpke, zëdhënëse e politikës së brendshme për grupin parlamentar të partisë E Majta në Bundestag. “Duke pasur parasysh numrin e shtuar të refugjatëve në gjithë botën, ky është një lajm i turpshëm, sepse si një vend i pasur, Gjermania kështu nuk po e përmbush përgjegjësinë e saj për të mbrojtur refugjatët”, tha Jelpke.
Edhe nëse Gjermania do të pranonte 50,000 njerëz veçanërisht të rrezikzar nga Afganistani, kufiri i sipërm i vënë “arbitrarisht” nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, nuk do të arrihej, u shpreh partia E Majta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













