Kosova
46 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Numri i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja, për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë atje.
Bëhet fjalë për një 68-vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial. Viktima e dytë është 70-vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 46 persona.
Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësor, përkatësisht 2 mjekë, 3 teknikë rëntgeni, 6 infermiere. Në Dibër pas tre ditësh pa asnjë rast të ri, sot u informua për dy të tillë. Në Shkup ka 13 raste të reja, në Tetovë 2, në Veles 2, në Gjevgjeli 2, në Prilep 1, në Gostivar 1. Më të dhënat e mësipërme, numri i të infektuarve arriti në 430, në 16 qytete.
Numri i të prekurve nëpër qytete:
1.Shkup – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1
Numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona, të cilët sot janë lëshuar në shtëpi. Nga Klinika obstetrike gjinekologjike informuan se foshnja e lehonës nga Kumanova rezulton negativ në testin për korona, edhe pse nëna e saj është pozitive. Nga kjo Klinikë informojnë se që të dy janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 389 testime.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











