Uncategorized
4 vjet burg për kosovarin: Ka vjedhur 500 mijë franga
Një gjykatë e Lucernit ka dënuar me katër vjet burg kosovarin 42 vjeçar për një numër të madh vjedhjesh me thyerje. Shuma e përgjithshme e parave dhe gjerave me vlerë që i kishte plaçkitur ai së bashku me një kolegë të tij kryesisht nëpër pompa të benzinës, vlerësohet në rreth 500 mijë franga, shkruan luzernerzeitung.ch.
Gjykata e ka shpallur të pafajshëm kosovarin veç tjerash për vjedhje masive dhe banditeske , për prishje të rendit shtëpiak dhe vepra të tjera, transmeton albinfo.ch.
Pasi që në dënim i llogaritet edhe mbajtja e paraburgimit dhe burgut të deritashëm, atij i ka mbetur të vuajë edhe 2 vjet e gjysmë burg. Veç dënimit me heqje lirie, atij i është shqiptuar edhe dënimi me gjobë gjegjësisht kompensimi i dëmit të shkaktuar disa personave që e kanë paditur atë edhe privatisht.
Dënimi ende nuk ka marrë formën e plotfuqishme.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












