Kosova
Kurti e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por me një kusht
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdulla Hotin për kryeministër, por me një kusht: nëse aktgjykimi përbën interpretim të Kushtetutës.
Kurti ka lënë të hapur mundësinë e kontestimit të aktgjykimit në rast se me të caktohen afate brenda të cilave obligohet partia fituese ta ofrojë emrin e mandatarit pas kërkesës së presidentit, ani se të tilla afate nuk janë të parapara në Kushtetutë.
“Unë dua të besoj që ata do të bëjnë vlerësimin në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. Nuk bëhet fjalë për asnjë cenim nga ana ime. Përkundrazi, unë jam i interesuar që ata të mbrohen maksimalisht. Ne do të respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përderisa ai është interpretim i kushtetues siç është misioni i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
KOHA ka raportuar sot se shtatë nga nëntë gjyqtarët e Kushtetueses janë që me aktgjykim të caktohet një afat 15-ditësh, brenda të cilit partia që presidenti i drejtohet me kërkesën për ta dhënë mandatarin, duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeministër ose duhet shprehimisht të heqë dorë nga kjo e drejtë, përcjell albinfo.ch.
Pas raportimit, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por edhe këshilltarë të Kurtit, kanë reaguar, duke thënë se përcaktimi i afateve nga Kushtetuesja përbën amandamentim e jo interpretim.
Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendimin deri më 29 maj. Qeveria Kurti u rrëzua më 25 mars me mocion mosbesimi.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?