Tematike
3600 refugjatë nga 18 kantone do të trajnohen për tregun e punës
Në kuadrin e projektit pilot janë në dispozicion gjithsej 3600 vende trajnimi ndërsa kredia e caktuar për mbulimin financiar të projektit në tërësi është 47 milionë franga
Duke filluar nga vera e këtij viti, 18 kantone të Zvicrës do të ofrojnë për refugjatët e tyre programin e ashtuquajtur të mësimit përgatitor integrues të zanateve.
Trajnimi i tillë do të zgjasë një vit ndërsa të drejtë për ta ndjekur kanë refugjatët me status të njohur dhe ata me status të qëndrimit të përkohshëm (viza F).
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në komunikatën e publikuar sot, qëllimi i programit është që personat të cilëve u dedikohet, të parapërgatiten për mësimin e një profesioni dhe në këtë mënyrë atyre t`u lehtësohet kalimi në tregun e punës.
Programi është një pojekt pilot i realizuar nga federata dhe si i tillë zgjat katër vite. Në kuadrin e tij janë në dispozicion gjithsej 3600 vende trajnimi ndërsa kredia e caktuar për mbulimin financiar të projektit në tërësi është 47 milionë franga.
Aktualisht, qendrat kantonale janë duke e bërë rekrutimin e pjesëmarrësve të përshtatshëm për këtë projekt dhe në të njëjtën kohë po kërkojnë kontakt me ndërmarje tjera të interesuara për pjesëmarrje.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










