Nga gjithsej 359 produkte që ishin tërhequr nga shitja në Zvicër në periudhën trevjeçare midis janarit 2020 dhe tetorit 2022, 37 ishin nga Migros dhe gjashtë nga filiali i saj, Denner, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë ata ishin tërhequr për shkak të rreziqeve shëndetësore ose të sigurisë.
Për krahasim, Coop tërhoqi nëntë produkte gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga Lidl, me tetë.
Zëdhënësi i Migros nuk ka hedhur dritë mbi arsyen pse kompania kishte tërhequr më shumë produkte se shitësit e tjerë me pakicë, duke thënë vetëm se “cilësia e paqortueshme e produktit, siguria dhe shëndeti i klientëve tanë” janë në qendër të menaxhimit të cilësisë së Migros.