CH-Ballkani
34 mijë qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në Gjermani
Nga 34 mijë kërkesa azili në vitin 2015-2016 u pranuan vetëm 10 prej tyre. Problemet ekonomike, papunësia, varfëria e strehimi vazhdojnë të mbeten faktorë nxitës për largimin drejt Gjermanisë.
Sipas një studimi, të publikuar kohët e fundit, produkt të Fondacionit Gjerman”Hans Seidel”në Tiranë dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, 53. 805 qytetarë nga Shqipëria aplikuan për azil në Gjermani gjatë vitit 2015.. Autoritetet gjermane dhanë përgjigje pozitive vetëm për 55 prej tyre, pra, për rreth 0,1 % të numrit total të aplikantëve. Kjo shifër dhe kthimet në Shqipëri pas përgjigjeve negative do të duhej të frenonin vijimin e ikjeve drejt Gjermanisë dhe aplikimeve për azil. Por nuk ka ndodhur kështu. Gjatë 10 muajve janar –tetor 2016 autoritetet gjermane regjistruan 34 mijë kërkesa për azil. Prej tyre ata miratuan vetëm 10 prej tyre dhe asnjë leje pune, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhja e Gjermanisë nga shqiptarët si vendi për të emigruar mbështetet në një sërë faktorësh tërheqës: ka një sistem të organizuar për pritjen e emigrantëve, përfitime në para për të gjithë periudhën e pritjes së përgjigjes për aplikimin për azil.
Sic raporton DW një arsye tjetër e rëndësishme është edhe reputacioni që gëzon Gjermania në Shqipëri si vendi që ofron perspektivën më të mirë të jetës, si një vend serioz dhe i strukturuar për ta bërë këtë perspektivë të realizueshme.
Italia dhe Greqia, dy vendet fqinjë ku shqiptarët emigruan së shumti në 20 vitet e para pas përmbysjes së regjimit komunist nuk mund të ofrojnë atë të ardhme që ofron Gjermania.
Rënia e remitancave, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe sidomos kthimi në Shqipëri i dhjetëra- mijëra emigrantëve nga Greqia dhe Italia të mbetur pa punë pas krizës financiare të 2008-ës kthyen alternativat e emigrimit të shqiptarëve nga dy vendet fqinjë tek Gjermania.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












