Maqedonia
32-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton “Lajmëtar i Lirisë”, do të mbahen disa ngjarje dhe aktivitete ceremoniale dhe kulturore në mbarë vendin, përcjell albinfo.ch.
Në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.
Në orën 10:45, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me drejtorin e SPQ “8 Shtatori”, dr. Hristijan Kostov, në SPQ “8 Shtatori” do të marrin pjesë në prezantimin e pajisjeve dhe aparateve të reja, pas së cilës do të ketë deklarata për media.
Shënimi i Ditës së Pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në zonën afër lokacionit “Guaca”, ku do të mbahen ushtrime demonstruese taktike të njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe MPB-së. Në lokacionin “Guaca” është paraparë një program kulturo-artistik, në të cilin marrin orkestra ushtarake e Armatës së Maqedonisë së Veriut, shoqatat kulturore dhe artistike, si dhe një program për fëmijë, me pjesëmarrje të Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, të cilët do të interpretojnë shfaqjen “Giga Mega Përrallë”, në regji të Hana Milenkovskës, vepër e Gorjan Milloshevskit (në bazë të motiveve të Sh. Pero).
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












