Lajme
37 gradë ishte temperatura rekorde e shënuar javën që shkoi në Zvicër
Zhiva në termometër në 37.0 gradë celsius është ngjitur pasditen e të dielës në Sitten (Sion) të Kantonit Valis
Pasi që vala e vapës së madhe që ka karakterizuar gjithë javën e kaluar në Zvicër mund të konsiderohet si e përfunduar, tani është koha e bilanceve. Kështu, sipas SRF Meteo, temperaturat më të larta të shënuara gjatë këtij cikli, nuk i kanë kaluar 37 gradët. Ndërsa parashikimet e meteorologëve ishin për 38 dhe madje 39 gradë.
Zhiva në termometër në 37.0 gradë celsius është ngjitur pasditen e të dielës në Sitten (Sion) të Kantonit Valis, transmeton albinfo.ch. Me këtë, ishte tejkaluar për një të dhjetën e gradës temperatura 36.9 gradë, e regjistruar në po këtë qytet, dy ditë më parë, të premten.
Sidoqoftë, temperatura e regjistruar të dielën pasdite, është e para që mbërrin 37 gradë celsius që nga vera e vitit 2015. Më saktë: në Sitten (Sion) më 7 korrik ishte regjistruar temperatura prej 37.8 gradësh celsius. Ndërsa temperatura rekorde, 39.7 gradë e shënuar në Zvicër ka qenë ajo e regjistruar në Gjenevë po ashtu në korrik të vitit 2015.
Nga pasditja e sotme pritet freskim i motit dhe në pjesën më të madhe të Zvicrës do të ketë reshje shiu, përcjell albinfo.ch. Megjithatë nuk do të ketë rënie të madhe të temperaturave. Ato, të martën dhe të mërkurën do të sillen në mes 25 dhe 28 gradë në shumicën e regjioneve të vendit, para se, të enjten, të ngjiten sërish në rreth 30 gradë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë