Tematike
Marrëveshje me CSS për sigurimin shëndetësor të azilkërkuesve
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me një sigurues shëndetësor që vepron në gjithë Zvicrën u gjet një zgjidhje me çmim të volitshëm, e cila e pakëson dukshëm barrën administrative të SEM ndaj siguruesve të veçantë
Duke filluar nga 1 qershori 2019, kompania e sigurimeve shëndetësore CSS merr përsipër sigurimin obligativ të të gjithë azilkërkuesve dhe refugjatëve që kanë vendim kthimi, të cilët janë të vendosur në qendrat federale të azilit (BAZ).
Nga 1 marsi 2019 ka hyrë në fuqi Ligji i Rishikuar i Azilit. Sipas tij, azilkërkuesit dhe ata me vendim kthimi, qëndrojnë maksimalisht 140 ditë në Qendrat Federale të Azilit (BAZ). Për këtë arsye ata, sipas Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor (KVG), me faktin që kanë mbushur tre muaj qëndrimi në BAZ i nënshtrohen detyrimit për të bërë sigurim shëndetësor.
Shpenzimet shëndetësore që dalin gjatë 90 ditëve të para të qëndrimit, deri tash i ka mbuluar federata ndërsa me të renë ato do të mbulohen nga fondi i përmendur shëndetësor, më së gjati për 140 ditë.
Marrëveshja kornizë në mes të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) dhe CSS parashikon që azilkërkuesit të pranohen në një model tashmë ekzistues të mjekësisë familjare.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me një sigurues shëndetësor që vepron në gjithë Zvicrën u gjet një zgjidhje me çmim të volitshëm, e cila e pakëson dukshëm barrën administrative të SEM ndaj siguruesve të veçantë. Nga ana tjetër, mjekët familjarë marrin në këtë rast funksionin efektiv të përzgjedhjes dhe garantojnë trajtim të duhur mjekësor.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











