Kosova
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës
Sot, më 19 maj, shënohet përvjetori i Masakrës së Dubravës, një prej krimeve më të rënda të kryera kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Më 19 maj të vitit 1999, regjimi serb kreu një masakër të përgjakshme brenda burgut të Dubravës, ku u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Kjo masakër u zhvillua për pesë ditë me radhë, nga 19 deri më 24 maj, duke u shndërruar në një simbol të dhunës sistematike që Serbia ushtronte ndaj popullsisë shqiptare. Viktimat ishin kryesisht të burgosur politikë, të cilët, në vend se të gjenin mbrojtje brenda mureve të burgut, u përballën me një ekzekutim masiv, transmeton albinfo.ch.
Përkundër dëshmive të shumta nga të mbijetuarit, që rrëfyen për tmerrin dhe egërsinë e sulmit, ende nuk ka pasur drejtësi për këtë krim. Deri më sot, asnjë person nuk është dënuar për këtë masakër. Aktualisht, është duke u zhvilluar një proces gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviqit, një ish-gardian i burgut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjet masive gjatë asaj kohe.
Masakra e Dubravës mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të Kosovës dhe një dëshmi e qartë e nevojës për drejtësi dhe përgjegjësi ndërkombëtare për krimet e luftës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare Mijëra shqiptarë nga mbarë bota rikthehen çdo verë në Prishtinë për festivalin, i cili përveç muzikës... -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë











