Tematike
Zvicra, pjesëmarrëse aktive në Konferencën e OKB-së për pozitën e gruas
Në qendër të sesionit të sivjetmë qëndron siguria sociale e grave dhe vajzave si dhe qasja e tyre në shërbimet publike dhe në infrastrukturën e qëndrueshme
Të hënën që vjen, më 11 mars fillon në Nju Jork, Konferenca e 63-të e Komisionit të OKB-së për pozitën e gruas (CSW). Në qendër të sesionit të sivjetmë qëndron siguria sociale e grave dhe vajzave si dhe qasja e tyre në shërbimet publike dhe në infrastrukturën e qëndrueshme.
Barazia gjinore është një prioritet për politikën e brendshme dhe të jashtma të Zvicrës. Në këtë kontekst, siguria sociale e grave dhe vajzave përbën një shqetësim të dorës së parë.
Rrjeti i sigurimeve sociale në Zvicër i ofron popullsisë së këtushme mbrojtje të mjaftueshme nga rreziqet financiare dhe sociale në amësi, pleqëri, në rast vdekjeje, trajtimi mjekësor, aksidentesh, invaliditeti ose papunësie.
Përtej kësaj, sigurimi ynë i moshës është universal dhe mban parasyshë në masë të madhe punën e amvisnisë dhe përkudesjen për të afërmit, gjë që përbën përparësi sidomos për gratë, huhet në një komunikatë të Këshillit Federal të Zvicrës, në prag të konferencës. Për këto arsye Zvicra në këtë konferencë do të përqendrohet në stimulimin e sistemeve të tilla, transmeton albinfo.ch.
Një prioritet tjetër i Zvicrës është nxitja e barazisë së pagave në mes të gjinive. Kjo nuk shkon vetëm në favor të grave dhe familjeve të tyre por edhe të gjithë ekonomisë dhe shoqërisë. Barazia e pagave e bën hyrjen dhe mbetjen e grave në tregun e punës shumë më atraktive dhe forcon në këtë mënyrë edhe sigurinë sociale të grave. Veç kësaj, Zvicra në CSW angazhohet edhe për njohjen dhe vlerësimin e punës së papaguar në përkujdesje, kujdestari dhe punë shtëpie, të cilat u bien barrë grave në mënyrë mbiproporcionale.
CSW është organi qendror i OKB-së që merret me barazinë e gjinive. Përveç delegacioneve zyrtare, në konferencë marrin pjesë edhe rreth 5.000 përfaqësuse dhe përfaqësuese të shoqërisë civile nga e gjithë bota. Paralelisht me programin formal gjatë dy javëve të konferencës organizohen më shumë se 450 aktivitete paralele.
Delegacionin zviceran në këtë konferencë e udhëheq ministri federal, Alain Berset
E-Diaspora
-
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani Themeluesja e Edvance AI është përzgjedhur mes emrave për çmimin “Stephanie ‘Steve’ Shirley Career Innovator of... -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














