albinfo.ch
Sport
23 meçe në një mbremje taiboksi në Winterthur
Taibokserët nga Franca, Gjermania, Italia e Zvicra janë ngjitur mbrëm në ring në Winterthur, në një mbrëmje taiboksi, të cilën e ka organizuar shqiptari, Irjad Muji për herë të dytë në bashkëpunim me federatën zvicerane WKU.
Ndërsa për herë të parë në Winterthur kanë kryqëzuar dorezat taibokserët në kategorinë WBC në Zvicër.
Jo më pak se 23 meçe janë zhvilluar para shikuesve të shumtë që kishin ardhur për ta parë spektaklin e taiboksit në Winterthur.
Gjysma prej tyre ishin amatorë ndërsa nga ora 20 në ring u ngjiten profesionistët duke sjellë një mbrëmje të veçantë për të gjithë dashamirët e taiboksit
Muzika shqipe që përcillte thaibokserët në ring e bënte ambientin edhe më intersant atmosferën për publikun që shumica prej tyre ishin shqiptarë.
“Shikues ka mjaft tash, por kur të fillojnë edhe ndeshjet e mbrëmjes që janë të kategorisë më të rëndë, shikues do të vijn edhe më shumë. Koha e nxhetë ka ndikuar pak, por tash me fillimin e mbrëmjes fillojnë edhe meqet më interesante. WBC e ka meqin e parë në Zvicër për kampion të Evropës. Sportistës janë nga vende të ndryshme si : Francë, Gjermani, Itali dhe Zvicër. ” tha organizatori i kësaj mbrëmje Irjad Muji.
Edhe politikani shqiptar nga Winterthuri ka shprehur dëshirën që në këto meçe shqiptarët të dalin fitues.
“Është një sport që në Zvicër nuk tolerohet aq shumë si sportet tjera për shkak se është një sport që luftohet shumë direkt me duar dhe këmbë. Me këtë sport ka shumë shqiptarë . Atmosfera është shumë e veçantë dhe shumë e organizuar mirë.” tha Bunjaku.
Nga Lucerni kishte ardhur edhe Taip Xhelili. Për të ishte hera e parë që po shihte thaiboks nga afër.
“Është hera e parë që po shoh një meç të taiboksit, dhe po më pëlqen se si zhvillohen ndeshjet. Është diçka e veçantë hyrja e bokserëve në ring, ku secili sportist e ka muzikën e përzgjedhur. Po më duket që është shumë luftarak, dhe pa pasur një fizik të mirë, nuk guxon secili të hyjë aty brenda ringut. Gjithmonë kam menduar se shqiptarët në Zvicër janë të dhënë pas futbollit, por sot me praninë kaq të madhe të shqiptarëve po e shoh se taiboksi qenka shumë i popullarizuar tek ne”, tha Taipi.
Spektakli i taiboksit ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes në Winterthur.
Megjithë dëshirën e organizatorit, Berat Aliu nuk arriti të bëhet kampion evropian pasi që në ring humbi me pikë ndaj kundërshtarit, Wendy Annonay.
Foto dhe teksti: Visar Kryeziu
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja