Shqipëria
2064 infermierë shqiptarë kanë emigruar në Gjermani
2064 infermierë shqiptarë kanë emigruar në Gjermani nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Ky është informacioni që Exit News mori nga Zyra e Statistikave të Qeverisë gjermane.
Sipas të dhënave të Zyrës gjermane të statistikave, në vitin 2016 kanë emigruar 87 infermierë; në 2017-ën kanë emigruar 735 infermierë dhe në 2018-ën kanë emigruar 1 242 infermierë, ose 700 për qind më shumë se në vitin 2017 dhe 1300 për qind më shumë se në vitin 2016.
Numri total i infermierëve të huaj në Gjermani arriti në 10,350 në vitin 2018, ndër to Shqipëria ka numrin më të lartë, gati një të pestën, së bashku me Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Filipinet.
Gjermania ka nevojë për personel mjekësor të kualifikuar, dhe qeveria gjermane në mënyrë aktive po inkurajon emigrimin e infermierëve të kualifikuar për të punuar në sistemin shendetësor gjerman.
Kryeministri Edi Rama shpesh herë e ka ulur rëndësinë e emigrimit të mjekëve dhe të infermierëve shqiptarë jashtë vendit. Ai gjithmonë ka artikuluar tezën se kushdo është i lirë të udhëtojë dhe të punojë ku të dëshirojë në çdo vend të botës, dhe kjo nuk e dëmton Shqipërinë.
Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë në 20 shkurt, gjatë fjalës së tij përpara 1600 studentëve, Zoti Rama tha se deklarata e opozitës së mjekët dhe infermierët po largohen nga Shqipëria në masë për të punuar jashtë janë të rreme.
“Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. …Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjekë të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2 200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë. Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, pasqyrë transparente që nuk të lë të gënjesh”, tha Rama atëherë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












