Kosova
2 vjet e 3 muaj burgim për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur se e akuzuara Aurona Pelaj për veprën penale sulm ndaj të moshuarës në shtëpinë e kujdesit në Pejë, të dënohet me 2 vjet e tre muaj burgim.
Rasti kishte ndodhur në vitin 2022, derisa e njëjta ishte e angazhuar si infermiere në këtë institucion.
“Për veprën penale sulmi. E pandehura aurora shpallet fajtore për shkak se në shtëpinë e kujdesit me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, që për shkak të moshës së shtyrë, përkatësisht diagnozës Alzeimer, ishte e vendosur në këtë institucion për përkujdesje, në atë mënyrë që derisa e pandehura ishte e angazhuar si infermiere dhe ofronte përkujdesje ndaj të dëmtuarës, duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj të pambrojtur e kap të dëmtuarën në të dyja duart, ia kufizon mundësinë e mbrojtjes, e mbështet për muri, e godet disa herë me shuplakë në fytyrë, me çka ka kryer veprën penale sulmi, andaj Gjykata e gjykon me dënim me burgim prej 2 vjet e tre muaj, ku do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim nga data 02.11.2022 deri më datë 24.11.2022, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të ekzekutohet menjëherë pas plotshmërisë së aktgjykimit”, ka thënë gjyqtari Alan Taranis, transmeton albinfo.ch.
Ndaj saj shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit të infermieres në kohëzgjatje prej pesë vjetësh duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë, ndërsa ndaj dy akuzuarave të tjera në këtë rast për bashkëveprim është marrë vendim për lirim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












