Lajme
Zvicër: Ndryshimet kryesore që hyjnë në fuqi në gusht
Nga muaji gusht, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime që prekin qytetarët dhe bizneset. Masat e reja lidhen me ndotjen nga mbeturinat, riciklimin, çmimet e telekomunikacionit, procedurat e natyralizimit dhe mbështetjen për punën me kohë të shkurtuar.
Nga 1 gushti, personat që hedhin mbeturina në vende publike do të gjobiten me deri në 250 franga zvicerane. Këshilli Federal ka vendosur një sistem të unifikuar gjobash për të luftuar fenomenin e “littering”. Në të njëjtën kohë, hyjnë në fuqi rregulla të reja për ambalazhet, me synim rritjen e riciklimit. Sipas tyre, të paktën 55 për qind e ambalazheve plastike dhe 70 për qind e kartonëve të pijeve duhet të riciklohen.
Edhe klientët e operatorit Sunrise do të përballen me rritje çmimesh. Nga 1 gushti, abonimet për internet dhe telefoninë mobile do të shtrenjtohen nga 50 centime deri në 2 franga, ndërsa për shumicën e paketave rritja do të jetë rreth 1 frang në muaj.
Ndryshime do të ketë edhe në procedurat për marrjen e shtetësisë zvicerane. Aplikimet për natyralizim do të kalojnë gradualisht në sistem digjital, duke mundësuar shkëmbimin elektronik të dokumenteve mes autoriteteve kantonale dhe Sekretariatit Shtetëror për Migracionin.
Këshilli Federal ka zgjatur gjithashtu periudhën maksimale për kompensimin e punës me kohë të shkurtuar deri më 31 janar 2027, për shkak të situatës ende të vështirë ekonomike.
Në nivel kantonal, Friburgu vendos rregulla të reja për anijet. Nga gushti, mjetet lundruese që kalojnë nga një zonë ujore në tjetrën duhet të raportohen dhe të pastrohen në qendra të autorizuara, me qëllim parandalimin e përhapjes së specieve invazive.
Këto janë disa nga ndryshimet kryesore që do të ndikojnë në jetën e përditshme në Zvicër gjatë muajit gusht.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












