Lajme
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet
Profesorët e së drejtës paralajmërojnë: edhe bankierët mund të kërkojnë bakshish
Bakshishet në Zvicër aktualisht tatohen dhe i nënshtrohen kontributeve sociale vetëm në rastet kur përbëjnë një pjesë të rëndësishme të pagës. Por kjo rregullore mund të ndryshojë.
Parlamenti zviceran po shqyrton një nismë për t’i përjashtuar plotësisht bakshishet nga tatimet dhe kontributet sociale, transmeton albinfo.ch.
Debat për barazi dhe transparencë
Sipas Komisionit për Çështje Sociale të Këshillit Kombëtar, qëllimi është thjeshtimi i sistemit dhe eliminimi i dallimeve mes bakshisheve të dhëna me para në dorë dhe atyre digjitale.
“Komisioni nuk dëshiron diskriminim mes punonjësve që marrin bakshishe në para dhe atyre që i marrin në mënyrë elektronike,” tha kryetarja e komisionit, Regina Sauter.
Aktualisht, bakshishet e vogla zakonisht nuk tatohen, ndërsa ato elektronike, kur kalojnë rreth 10% të të ardhurave, i nënshtrohen taksave dhe kontributeve sociale, pasi janë të gjurmueshme.
Paralajmërimet e ekspertëve
Megjithatë, profesorë të së drejtës së punës dhe sigurimeve sociale paralajmërojnë se heqja e plotë e tatimit mbi bakshishet mund të ketë pasoja negative.
Sipas tyre, kjo do të çonte jo vetëm në përkeqësimin e sistemit të pensioneve, por edhe në trajtim të veçantë dhe potencialisht jokushtetues të një lloj të ardhure.
Profesori Thomas Geiser nga Universiteti i St. Gallenit paralajmëron se një përjashtim i tillë mund të hapë derën për kërkesa të ngjashme në sektorë të tjerë.
“Edhe bankierët me bonuset e tyre mund të kërkojnë të njëjtin trajtim, pasi bonuset janë vullnetare dhe nuk janë detyrim kontraktual,” tha Geiser.
Ai shton se një zhvillim i tillë mund të përhapet edhe në profesione të tjera: “Për shembull, dentistët mund të ulin çmimet dhe të kërkojnë që pacientët të japin bakshish pa taksa.”
Bakshishi si shenjë vlerësimi
Nga ana tjetër, përfaqësues të komisionit theksojnë se diskutimi lidhet kryesisht me sektorin e gastronomisë, ku bakshishet janë praktikë e zakonshme.
“Bakshishi është një formë shtesë vlerësimi nga klientët, ndryshe nga sektorët ku bonuset janë pjesë e pagës së negociuar,” u shpreh Sauter.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











