Shqipëria
Shqipëri: Vijon për të 43-tën ditë protesta e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë
Në Shqipëri ka vijuar edhe sot protesta qytetare para Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar ditën e 43-të radhazi të mobilizimit. Fillimisht protesta nisi si kundërshtim ndaj projektit të investimit në Zvërnec, por më pas organizatorët zgjeruan listën e kërkesave të tyre.
Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar ndryshime në ligjin zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
Gjatë protestës u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime në klasën politike. Folës të ndryshëm ndanë qëndrimet e tyre mbi situatën politike dhe sociale në Shqipëri.
Aktivistja Luçiana Kokaj përgëzoi protestuesit për qëndresën e tyre, duke i ftuar të vazhdojnë pjesëmarrjen dhe të qëndrojnë të bashkuar. Sipas saj, përpjekjet për të intimiduar organizatorët nuk do ta ndalin lëvizjen.
Në tubim mori pjesë edhe një turist nga Suedia, i cili u shpreh kundër korrupsionit dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e vendit të tyre.
Ndërkohë, mësuesi Ferit Toma tha se ndihej krenar që shihte ish-nxënësit e tij pjesë të protestës, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, përgjegjësisë dhe zhvillimit të Shqipërisë.
Një protestues deklaroi se kishte dalë në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tij, me dëshirën që ata të jetojnë dhe të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Ndërsa një pjesëmarrëse nga diaspora tha se, pas shumë vitesh emigrim, ishte bashkuar me protestën për të mbështetur përpjekjet për ndryshim në vend.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit dhe në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













