Lajme
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës
Këshilli Federal i Zvicrës ka propozuar ndryshime në standardet e cilësisë për shpërndarjen postare, duke i dhënë më shumë fleksibilitet Shërbimit Postar Zviceran në shpërndarjen e letrave, pakove dhe gazetave ditore.
Sipas njoftimit zyrtar, që tashmë është dërguar për konsultim publik, synimi është që shërbimi postar të ketë detyrimin të shpërndajë me përpikmëri 90 për qind të letrave, pakove dhe gazetave – një ulje nga objektivat aktuale që janë përkatësisht 97 për qind për letrat dhe 95 për qind për pakot dhe gazetat, transmeton albinfo.ch.
Më shumë fleksibilitet për periudhat e ngarkuara
Qeveria e justifikon këtë ndryshim kryesisht me rënien e madhe të sasisë së letrave të dërguara vitet e fundit. Sipas saj, ky rregullim do t’i mundësojë postës që të menaxhojë më mirë ngarkesat gjatë periudhave të pikut, siç është sezoni i festave të fundvitit.
Gjithashtu, është planifikuar që në të ardhmen, posta të ketë për detyrë të shërbejë vetëm zonat e banuara gjatë gjithë vitit, duke mos përfshirë më të gjitha ato që kanë pasur më parë këtë status.
Konsultimi publik për këtë propozim do të jetë i hapur deri më 6 gusht 2025.
Posta zvicerane në fokus
Këto ndryshime vijnë në një kohë kur Posta Zvicerane festoi 175-vjetorin e saj më 1 janar 2024 dhe raportoi një fitim prej 324 milionë frangash për vitin 2024. Pavarësisht suksesit financiar, shërbimi ka qenë shpesh në qendër të debatit për shkak të dixhitalizimit dhe reduktimeve në degët postare.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













