Lajme
Novartis do të blejë një kompani udhëheqëse në trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare
Kompania zvicerane Novartis ka njoftuar se do të blejë Avidity Biosciences, një kompani amerikane që zhvillon terapi inovative për trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare gjenetike. Marrëveshja u bë publike të dielën përmes një njoftimi për shtyp nga grupi me seli në Bazel.
Sipas njoftimit, Novartis do të blejë aksionet e Avidity Biosciences për 72 dollarë për aksion, çka përfaqëson një premium prej 46% mbi çmimin e mbylljes në bursën e Nju Jorkut. Kjo e vlerëson kompaninë amerikane me rreth 12 miliardë dollarë.
Avidity, me seli në San Diego, është e specializuar në zhvillimin e terapive me ARN (RNA therapies) për trajtimin e sëmundjeve të rënda gjenetike neuromuskulare. Me këtë marrëveshje, Novartis siguron qasje në një platformë të diferencuar të ARN-së dhe disa programe të avancuara zhvillimi klinik, theksohet në deklaratë.
Këto programe do të mbështesin strategjinë e Novartis në fushën e neuroshkencës dhe do të plotësojnë portofolin aktual të kandidatëve për terapi të reja të kategorisë “first-in-class”, sipas kompanisë.
Transferimi i disa programeve
Marrëveshja përfshin edhe transferimin e programeve të kardiologjisë precize të Avidity në një kompani të re të pavarur (Spinco). Për çdo dhjetë aksione të Avidity që zotërojnë, aksionarët do të marrin një aksion të Spinco-s dhe/ose një pagesë në para në rast të shitjes së aseteve të saj, sqaron Novartis, transmeton albinfo.ch.
Bordet e të dy kompanive kanë rekomanduar njëzëri miratimin e transaksionit. Marrëveshja pritet të miratohet nga autoritetet përkatëse dhe nga aksionarët e Avidity, ndërsa përfundimi i saj parashikohet në gjysmën e parë të vitit 2026.
Novartis pret që blerja të rrisë të ardhurat me 5–6% gjatë periudhës 2024–2029. Deri në përfundimin e procesit, të dy kompanitë do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












