Kosova
Gjykata Speciale cakton 16 shtatorin për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Gjykata Speciale ka vendosur që më 16 shtator 2026, në orën 10:00, të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas njoftimit zyrtar, Trupi Gjykues në këtë çështje për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka theksuar se shtyrja e afatit është konsideruar e domosdoshme për shkak të kompleksitetit të rastit dhe vëllimit të madh të provave.
Gjatë procesit janë dëgjuar rreth 270 dëshmitarë, ndërsa janë pranuar 5.467 prova materiale. Po ashtu, transkripti i seancave gjyqësore arrin në 29.238 faqe dokumentacion.
Gjykata ka theksuar se koha shtesë ishte e nevojshme për të garantuar një vlerësim të plotë, të drejtë dhe të arsyetuar të të gjitha provave të paraqitura gjatë procesit gjyqësor.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












