Muzikë
16-vjeçarja nga Gjermania publikon këngën e parë (VIDEO)
Shqiptarja që impresionoi me zërin e saj jurinë e “The Voice” në Gjermani
Vajza shqiptare e quajtur Rrezarta Bojaxhiu muaj më parë ishte pjesë e garës “The Voice Kids” në Gjermani. Ajo është me origjinë shqiptare nga Kosova, nga Pllava, Opoja e Dragashit, shkruan albinfo.ch.
Trajnerët e televizionit kombëtar gjerman “Sat 1” ishin në kërkim të talenteve të rinj, më të mirë të Gjermanisë për këtë vit. Kandidatët këngëtarë ishin trajnuar nga artistë të njohur të muzikës gjermane si: Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”. Kjo bëri që Rrezarta tani në prag të karrierës do të ndjekë rrugën e yjeve muzikore të “Pop Star”, me renome botërore, sikurse Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, etj., shkruan tutje albinfo.ch.
Së fundi, Rrezarta Bojaxhiu aterroi në Tiranë të Shqipërisë për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip.
“Ma s’shumti n’botë”, është publikuar kënga në YouTube dhe pritet të jetë një debutim i suksesshëm i Rrezartës në tregun muzikor. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiq, me tekst nga Aida Baraku dhe producentë Yll Limani e Fatjon Miftari. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












