Kosova
15 vjet dëbim për dy kosovarët, kanë grabitur dyqane dhe pompa benzine
I akuzuari kryesor dënohet me shtatë vjet burg dhe me dëbim nga vendi për 15 vjet ndërsa i dyti, me 5 vjet e 6 muaj burg dhe 15 vjet dëbim
Dy kosovarë dhe një boshnjak janë akuzuar se ishin përfshirë në një sërë grabitjesh, kryesisht në dyqanet e pompave të benzinës, transmeton albinfo.ch. Dy të parët, të lindur në vitin 1992, dhe i treti, boshnjaku i lindur në vitin 1983 kanë qëndruar në bankën e zezë të Gjykatës së Qarkut në Laufenberg, Aargau.
Për veprat që përshkruhen në aktakuza – si për shembull një tentim grabitje më 16 shtator 2019 në Frick, thuhet se i dyshuari kryesor, njëri nga dy të akuzuarit kosovarë, e kishte planifikuar grabitjen dhe kishte drejtuar veturën e arratisjes, e cila ishte e pajisur me targa të vjedhura.
Një bashkëpunëtor i maskuar më pas ka kërcënuar një punonjës me një armë frikësuese që dukej shumë si e vërtetë, shkruan Aargauer Zeitung. Por për shkak se nëpunësi kishte bërtitur për ndihmë dhe mundi të ikte, dy grabitësit qenë detyruar të largoheshin pa marrë asgjë.
Një grabitje e bërë në një dyqan karburanti në Lassenstorf në nëntor 2019 u bë sipas një modeli të ngjashëm: kosovari dhe bashkëpunëtori i tij, të maskuar me çorape të zeza, hynë në dyqan pak para orës 4 të mëngjesit. I dyshuari mbante një çekiç të madh dhe bashkëpunëtori i tij një pistoletë. Ky i fundit ka kërcënuar një punonjëse, e ka kapur për flokësh dhe e ka rrëzuar në tokë.
Ata të dy i kanë kërkuar asaj të hapte arkën dhe më pas kasafortën. Ndërkohë, një tjetër punonjës i dyqanit ka mbërritur dhe ka vënë re grabitjen, transmeton albinfo.ch. Në fund, situata u bë shumë e pasigurt për dy të dyshuarit. Kështu ata u larguan me gati 5000 franga plaçkë.
Në aktakuzë përshkruhen edhe një sërë veprash të tjera. Kosovari, i cili ishte i dyshuari kryesor para gjykatësit, akuzohet se ka vjedhur rreth 750 mijë franga në të gjitha grabitjet që ka bërë.
Të enjten, Gjykata e Qarkut Laufenburg ka marrë vendimet. Nuk ishte e mundur të vërtetohej se i dyshuari kryesor, kosovari, ishte i përfshirë në të gjitha rastet e supozuara të grabitjes. Megjithatë, ai shpallet fajtor për grabitje të shumta, disa tentativa, disa prej tyre të realizuar në përbërje bande dhe krime të tjera. Kështu, ai dënohet me shtatë vjet burg dhe me dëbim nga vendi për 15 vjet.
I pandehuri i dytë përballet me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Edhe ai dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Ndërkaq i akuzuari i tretë (boshnjaku) u dënua me 18 muaj burg, gjysma e të cilave me kusht si dhe me gjobë me kusht prej 9600 frangash, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 3000 frangash.
Dy autorët kryesorë janë dërguar në mbajtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














