Maqedonia
14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit
Në vitet e fundit, Maqedonia ka qenë dëshmitare e një sërë mashtrimesh financiare në internet, por pak mashtrime kanë shkaktuar aq tronditje sa platforma Conti përcjell albinfo.ch.
Lajmi se platforma po mbyllej u përhap me zjarr në rrjetet sociale, të ndjekur nga komente mosbesimi.
Conti u krijua si një mënyrë për të fituar para të shpejta dhe ishte një platformë mashtrimi edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Nëse duhet besuar, grupi Telegram Konti Maqedoni ka mbi 14 mijë anëtarë, nëse me një logjikë të gjithë kanë investuar në platformë dhe nëse mesatarja e mjeteve të investuara është 300 dollarë (edhe pse disa kanë investuar 100, por diku 750 madje edhe 3000 dollarë) atëherë me lehtësi vjen deri te shifra mbi 4 milionë dollarë.
Natyrisht, ka nga ata që kanë bërë para nga kjo, sidomos nga ata që u bashkuan më herët dhe që ishin në krye të piramidës, por fakti është se një pjesë e madhe e “investitorëve” kanë dështuar.
Conti, si shumë platforma të tjera mashtruese, u paraqit si një mundësi financiare për para të shpejta dhe të lehta duke investuar në asete virtuale ose kriptovaluta. Nëpërmjet premtimeve të rreme për fitime të sigurta, njerëzit u joshën për të investuar pa verifikim dhe analizë të mjaftueshme të legjitimitetit të platformës.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











