Shqipëria
13 vende anëtare të BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Trembëdhjetë vende anëtarë të BE-së, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel.
Dhjetë vendet e tjera janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta, shkruan ATSH.
Deklarata e përbashkët:
Ne, ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, të Republikës së Estonisë, të Republikës së Letonisë, të Republikës së Lituanisë, Hungarisë, të Republikës së Bullgarisë, Republikës së Italisë, Republikës së Maltës, Republikës së Austrisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Polonisë dhe Republikës Sllovake përsërisim mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij europiane.
Procesi i zgjerimit të BE-së ka një fuqi transformuese pozitive në Ballkanin Perëndimor dhe është një investim në paqen dhe stabilitetin në Europë. Kjo gjë është thelbësore për të siguruar përparimin e përgjithshëm të rajonit.
BE-ja duhet të përmbushë angazhimin e saj të qartë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka një “plan B”.
Duke pasur parasysh rëndësinë e vendimit të tyre për të ardhmen e të gjitha shteteve dhe popujve në Europë, ne u kërkojmë anëtarëve të Këshillit që të marrin vendime të hapura dhe të guximshme në qershor, që do të nxisnin përparimin e vazhdueshëm të reformave në përputhje me standardet dhe vlerat e BE-së si edhe do të forconin bashkëpunimin rajonal, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe do të ishin një mbështetje e rëndësishme për një paqe, stabilitet dhe zhvillim të pakthyeshëm të rajonit dhe kontinentit tonë.
Në prag të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme këtë qershor, ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të BE-së që të mbajnë dhe konsolidojnë vrullin pozitiv duke hapur negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore.
Ne jemi të vendosur të përmbushim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë pozitivisht në progresin e bërë nga të dy vendet.
Duke rikujtuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 që përcaktojnë rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 si dhe dokumentet e mëparshme për të cilat është dakordësuar bashkërisht, i bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit që:
– të zbatojnë rekomandimet përkatëse të Komisionit Europian;
-të përmbushin angazhimet tona dhe të sigurojnë besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE bazuar në kushte të qarta dhe parimin e meritave të tyre;
– të forcojë besueshmërinë e BE-së në dimensionin ndërkombëtar dhe institucional si dhe të ruajnë influencën e BE-së në rajon;
– të njohin përpjekjet e jashtëzakonshme dhe progresin e bërë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme dhe në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu të njohin rëndësinë historike të Marrëveshjeve me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, të cilat janë shembull për adresimin e çështjeve të hapura për rajonin dhe më gjerë;
– të njohin politikën e zgjerimit si mjetin më të suksesshëm për të promovuar standardet dhe vlerat e BE-së dhe për të forcuar begatinë, demokracinë dhe stabilitetin në rajon;
– të vazhdojnë të mbështesin perspektivën e përcaktuar qartë të anëtarësimit në BE, e cila është forca shtytëse për zbatimin e reformave të vështira dhe adresimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor;
– të njohin ndikimin e pazëvendësueshëm të politikës së zgjerimit në procesin e forcimit të Europës;
Dhe për rrjedhojë
– të mbështesin marrjen e vendimeve për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor 2019.
Fillimi i procesit të negociatave do t’u mundësojë këtyre dy vendeve të përqendrohen më shumë në reformat e nevojshme, ndërsa BE do të ketë një mjet të vlefshëm për të shqyrtuar përparimin e tyre individual. Për më tepër, fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm motivues për të gjithë rajonin. Ai siguron një situatë të favorshme për të dyja palët.
Fillimi i negociatave në qershor 2019 do të kontribuojë në forcimin e reagimit të vendeve ndaj interesave të jashtme dhe të dëmshme të aktorëve të tjerë dhe do të sigurojë që BE do të vazhdojë të luajë rolin kryesor në transformimin pozitiv të rajonit.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës












