Lajme
12 lande gjermane nuk pranojnë më azilkërkues
Për shkak të numrit të madh të refugjatëve nga Ukraina dhe azilkërkuesve nga vende të tjera, 12 nga 16 shtetet federale të Gjermanisë aktualisht kanë bllokuar pranimin e refugjatëve të rinj.
Lajmi u bë i ditur nga botimi gjerman “Spiegel”.
“Në sfondin e një numri të madh njerëzish, 12 shtete kanë aktivizuar aktualisht bllokimin në sistemin e vendosjes fillestare. Barra mbi shtetet federale është shkaktuar nga refugjatët nga Ukraina dhe migrimi i përgjithshëm”, tha sekretari i shtypit i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas sekretarit të shtypit, që nga fillimi i luftës, më shumë se 980 mijë njerëz u larguan nga Ukraina për në Gjermani, kohët e fundit mesatarisht 875 njerëz në ditë.
Ministria është e vetëdijshme se disa shtete federale kanë shprehur shqetësimin se së shpejti do të arrijnë kufijtë e tyre.
Sidoqoftë, ndalime të tilla të përkohshme “nuk janë të rralla”, tha sekretari i shtypit. “Për më tepër, vendosja është ende e mundur, pasi pranimi po vazhdon aktualisht në shtetet kryesore”, tha ministria.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











