Shqipëria
116 shqiptarë kërkohen nga Interpoli
Shqipëria ka 116 persona të akuzuar për krime të ndryshme, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas të dhënave zyrtare të Interpol, vendi ynë ka numrin më të lartë të këtyre personave krahasuar me vendet e tjera të Europës.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre 116 personave rezultojnë të jenë shpallur në kërkim ndërkombëtar jo vetëm për llogari të vendit tonë, por edhe të vende të tjera, ku ata dyshohet se kanë kryer krime.
Në listën e Interpol, Shqipëria kryeson të gjithë vendet e tjera të Europës, duke qenë pas Bosnjës me 99 persona të shpallur në kërkim, Bullgarisë me 50 persona, Rumanisë me 48 dhe Francës me 28 persona në kërkim. Vendet e tjera vazhdojnë të listohen me më pak.
Tri shtete europiane, siç janë Islanda, Irlanda dhe Luksemburgu, rezultojnë me nga vetëm 1 person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Çdo person i listuar në faqen e Interpol, ka një njoftim të kuq shoqëruar me foton, e cila sipas kësaj organizate, është një kërkesë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën, për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstardimit, dorëzimit ose një veprimi juridik i ngjashëm.
Një tjetër listë me persona të shpallur në kërkim, është ajo e policisë së shtetit shqiptar, me rreth 690 persona, mbi të cilët rëndojnë akuza për krime të ndryshme, nga vjedhjet e deri të vrasjet.
Së fundmi, zyra në Tiranë e Interpol, në bashkëpunim më Interpolin gjerman, vunë në pranga Byniamin Hajron. 56 vjeçari Hajro, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai është shpallur fajtor pasi në vitin 1998 kishte rrëmbyer dhe vrarë dy persona.
Për shkak të vështirësisë që policia ka hasur në identifikimin dhe vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim, shpesh i është kërkuar ndihmë edhe qytetarëve, nëpërmjet publikimi të listave dhe fotove të këtyre personave edhe në rrjetet sociale. Një pjesë e tyre rezultojnë të jenë edhe pa foto, ç’ka identifikimin e bën edhe më të vështirë duke pasur vetëm gjeneralitetet, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











