Kosova
100 milionë euro fitime për Trustin nga investimet në tregjet ndërkombëtare
Drejtuesit e këtij institucioni kanë bërë të ditur se deri në dhjetor mjetet e reja nën menaxhim janë rritur në 217 milionë euro
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë të ditur se deri në dhjetorin e këtij viti ka arritur të nxjerrë përfitime deri në mbi 100 milionë euro nga investimi në tregjet ndërkombëtare.
Në konferencën përmbyllëse të këtij viti, drejtuesit e këtij institucioni kanë bërë të ditur se deri në dhjetor mjetet e reja nën menaxhim janë rritur në 217 milionë euro, ndërsa mjetet nën menaxhim të përgjithshëm arrijnë në 1 miliard e 634 milionë euro.
Gjatë kësaj periudhe, numri i kontribuuesve të rinj ka arritur në mbi 47 mijë persona.
Sa u përket pensioneve, këtë vit janë pensionuar mbi 5 mijë qytetarë që kanë përfituar 26 milionë euro. Në këtë konferencë zyrtarë të Trustit kanë përmendur pasigurinë e madhe që ekziston tek investimet në paratë digjitale.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











