Bota
10 më të pasurit e planetit
Elon Musk, me pasuri 212 miliardë dollarë, është njeriu më i pasur i planetit
Sot, 10 njerëzit më të pasur në botë zotërojnë pasurinë prej 1.3 trilionë dollarësh.
Kjo shumë është e barabartë me rreth 1.4% të ekonomisë botërore, gjithë kapitalizimin e tregut (market cap) të Amazon, apo të shpenzosh 1 milion dollarë në ditë për 3 mijë vjet. Pasuria prej 1.3 trilionë dollarësh është dyfishi i shumës vetëm dy vjet më parë (663 miliardë dollarë).
Ndërkohë që pasuria e miliarderëve rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme, më poshtë ju sjellim një tablo të njerëzve më të pasur në botë për vitin 2022, mbështetur në listën e miliarderëve të Forbes (Forbes Real-Time Billionaires List), shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË
Elon Musk, me pasuri 212 miliardë dollarë, është njeriu më i pasur i planetit. Tesla ka dërguar thuajse 1 milion automjete në nivel botëror në vitin 2021.
Pavarësisht mungesës së chip-ave për kompjuter, dërgesat e Tesla-s janë rritur me 87% krahasuar me një vit më parë. Musk, i cili është edhe CEO dhe inxhinieri kryesor i SpaceX, parashikon që të dërgojë anijen më të madhe kozmike që është ndërtuar ndonjëherë në orbitë në vitin 2022. Ajo është e gjatë 119 metra.
Me pasuri neto prej 168 miliardë dollarësh, Jeff Bezos renditet në vend të dytë. Bezos është i vetmi miliarder në top 10, i cili ka pësuar tkurrje të pasurisë gjatë vitit (-9 miliardë dollarë).
Për herë të parë që nga viti 2016, Mark Zuckerberg, CEO i Meta (ish-Facebook) ka dalë nga renditja e 10 njerëzve më të pasur në botë. Aksionet e Meta ranë pasi u raportua rënia, për herë të parë ndonjëherë, e përdoruesve aktivë të përditshëm në mbarë botën që nga viti 2004.
NORMAT E RRITJES NË TOP 10 NË PËRGJITHËSI
Pasuria e Musk është rritur më shumë se çdo miliarder tjetër në këtë listë. Në vitin 2021, Tesla u bë një kompani 1 trilion dollarëshe për herë të parë, dhe pasuria e Musk u rrit me 29% në vitin e fundit.
NDRYSHIME MË TË MËDHA
A do të vazhdojë të rritet me ritme rekord pasuria e miliarderëve? Nëse pushtimi i Ukrainës vijon, ka të ngjarë të ketë rezultate strukturore më të gjera.
Disa argumentojnë se lufta është një ekuilibrues i madh, një forcë e cila ka reduktuar pabarazinë e pasurisë, siç u pa pas Luftës së Dytë Botërore. Të tjerë thonë se rrit divergjencën e pasurisë, veçanërisht kur lufta financohet nga borxhi publik. Shpesh, kostot janë fryrë për shkak të luftës, duke ushtruar presion mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Nëse lufta do të ketë apo jo efekte për një kohë të gjatë në shpërndarjen e pasurisë është një pyetje e hapur, megjithatë, nëse pandemia shërben si ndonjë precedent, efektet nuk do të jenë aspak të parashikueshme.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?















