Bota

​SHBA, 4 viktima nga të shtënat në një festë private

Të paktën katër persona vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në Fresno, Kaliforni, kur një i panjohur deri tani u fut në një festë private, duke hapur zjarr mbi personat që po shikonin një ndeshje futbolli.

Nuk dihet ende autori dhe arsyet e këtij gjesti. Disa nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje kritike.

“Katër të vdekurit janë meshkuj mes 25 dhe 30 vjeç dhe nuk ka asnjë indikacion se personi që qëlloi i njihte viktimat”, bëri të ditur policia. Janë duke u shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë.