Futboll
Së shpejti miqësorja Kosovë – Gjermani
Kjo u bë e ditur sot në një takim që përfaqësuesit e FFK-së patën me përfaqësues të Federatës së Gjermanisë, ku edhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka treguar se Gjermania ka qenë një kundërshtar i mundshëm edhe para ndeshjes ndaj Gjibraltarit, por ka qenë vetë trajneri Bernard Challandes ai i cili ka zgjedhur një kundërshtar më të dobët duke parë edhe ecurinë e rezultateve të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020, përcjell albinfo.ch.
“Ne e kemi përsëritur edhe më herët që ne kemi pasur dy herë po nga Gjermania që të zhvillojmë një ndeshje, pikërisht tash para se me bë me Gjibraltarin. Por është pjesa që trajneri ka zgjedhur skuadrën, sepse Gjermania është një ekip shumë i fortë dhe ne ende kemi qenë në konstruktim të ekipit dhe nuk e kemi bërë këtë herë, por sigurisht në një rast më të mirë, në rastin e parë të mundshëm, sepse këta e kanë edhe një lojë që e kërkojnë që e luajnë, dhe sigurisht që shumë shpejt ajo ndeshje do të bëhet dhe në momentin e parë të mundshëm”, tha Ademi.
Ndërsa nënkryetari nderi i Federatës Gjermane të Futbollit, Rianer Milkoreit, u shpreh se tash e disa vjet ka bërë kërkesë në Federatën e Gjermanisë dhe një ndeshje e tillë do të luhet në një të ardhme të afërt, por nuk do të jetë vetëm një miqësore e thjeshtë.
“Ne e kemi thënë edhe në prononcimet e tona të mëhershme. Ne kemi bërë një kërkesë në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, qysh në kohën para pranimit në UEFA e FIFA, por jo vetëm për një lojë të thjeshtë miqësore por edhe një lojë me benificone, të cilën Gjermania e organizon çdo dy vite, nga e cila lojë përfitojnë të dy Federatat dhe unë kam biseduar para një viti e gjysmë, dy vite, kemi gjetur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm, por duhet dy vjet përpara të bëhet kërkesa për atë lojë”, tha Milkoreit.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajë me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













