Kosova
Për organizatorin e sulmit në Kuvend, 30 ditë paraburgim
Për dhunën në Parlament, sot gjykata i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh, njërit prej organizatorëve, përkatësisht këngëtarit operistik Igor Durllovski
Gjykata e Maqedonisë duket se nuk do t’i lënë rehat personat që sulmuan Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti, ku rrahën deputetët e koalicionit përfshirë deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Për dhunën në Parlament, sot gjykata i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh, njërit prej organizatorëve, përkatësisht këngëtarit operistik Igor Durllovski.
Solisti i dënuar i përkiste grupit të protestuesve “Për Maqedoninë e Përbashkët”, që mbështetej nga partia e ish-kryeministrit Nikolla gruevski, VMRO DPMNE.
Kurse deputetes së VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevskës iu caktua një masë më e lehte, arrest shtëpiak.
Ndryshe, mbështetësit e VMRO-DPMNE-së po vazhdojnë të qëndrojnë ende para Gjykatës Penale të Shkupit, për të protestuar kundër arrestimit të 36 personave, që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Protestuesit kanë filluar të tubohen para Gjykatës Penale prej mëngjesit të sotëm dhe po vazhdojnë të qëndrojnë deri në këto momente, duke iu bërë ballë temperaturave nën 0 gradë Celsius, citon KP.
Për momentin numri i protestuesve është më i vogël krahasuar me atë gjatë ditës, por edhe në numër më të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë dhe po mbajnë të bllokuar po ashtu edhe kryqëzimin para Gjykatës Penale. Nga ana tjetër janë të mobilizuara forcat e rendit që po qëndrojnë kah tyre për të evituar ndonjë incident të mundshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










