Bota

​Pentagoni shfaq imazhet e para të sulmit kundër al-Baghdadit

Ushtria amerikane shfaqi imazhet dhe videot e para të operacionit të saj ushtarak në Siri, që çoi në vdekjen e kreut të Shtetit Islamik, Abou Bakr al-Baghdadi.

Donald Trump deklaroi të hënën se do të bënte publike pjesë të videos së sulmit, që e ndoqi personalisht nga Shtëpia e Bardhë, falë kamerave të forcave speciale.

Gjatë një konference shtypi, Pentagoni shpërndau shumë foto dhe pjesë videosh, ku duken qartë ushtarët që i afrohen natën rrethimit të kompleksit në një fshat në verilindje të Sirisë, ku ishte fshehur kreu xhihadist, duke dhënë sqarime të mëtejshme me zhvillimin e operacionit.

ADN-ja e Abu Bakr al-Bagdadi u mor nga rrënojat dhe më vonë u krahasua me atë të marrë gjatë qëndrimit të tij në një burg në Irak në vitin 2004, duke konfirmuar pa pikë dyshimi se bëhej fjalë pikërisht për të.