Kosova
Hoti: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja në Kosovë
Së fundmi, kryeministri Avdullah Hoti në një deklaratë të tij tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqja e presidentit Hashim Thaçi, transmeton albinfo.ch.
Për këtë Hoti tha se janë dy rrugë që partitë politike duhet t’i ndjekin, të dakordohen për kandidatin e presidentit ose për zgjedhjet e parakohshme.
“Ende nuk ka konsultime me parti politike, besoj se shpejti do të ulemi të gjitha partitë për të gjetur zgjidhje. Unë në këtë moment jam i angazhuar për menaxhimin e pandemisë në këtë situatë të rëndë me Covid-19”, tha ai.
Kryeministri Hoti nuk ka komentuar deklaratat e fundit të Listës serbe lidhur me qëndrimet e tyre për koalicionin qeverisës dhe mungesën e tyre në Kuvend. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














